
Euro ra kundrejt dollarit javën e kaluar pasi raporti i inflacionit në SHBA, CPI, ishte më i larte, dhe njëkohësisht të dhëna të tjera kryesore ekonomike të SHBA-së dominuan mbi ndjenjën e tregut. Shifrat nënkuptonin se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten në muajt e ardhshëm.
Paundi britanik lëvizi në nivele më të ulëta pasi shifrat më të larta të Shitjeve me Pakicë në SHBA dhe statistikat e Indeksit të Çmimeve të Prodhuesve më vonë gjatë javës konfirmuan se ekonomia amerikane është ende e mbinxehur.
USD/JPY u rrit ndjeshëm pasi Banka e Japonisë nuk tregoi asnjë shenjë ndryshimi në politikën e saj të normës së interesit ultra të lehtë.
Çmimet e arit arritën nivelin më të ulët në gjashtë javë pas publikimit të të dhënave më të larta të inflacionit në SHBA. Goldman Sachs dhe Banka e Amerikës parashikojnë edhe 3 rritje të normave të interesit me 25 pikë bazë këtë vit. Çmimi i arit janë nën presion nga perspektiva e normave më të larta të interesit.
Aksionet amerikane ranë javën e kaluar sepse tregtarët vazhdojnë të shqetësohen mbi perspektivën e rritjes së normave të interesit, të cilat mund të shkaktojnë një tjetër ngadalësim ekonomik. Sezoni i fitimeve ndërkohë po mbyllet dhe 69% të kompanive tejkaluan pritjet e fitimeve deri më tani.
Çmimi i naftës ra në nivel më të ulët në dhjetë ditë pasi rezerva e naftës së papërpunuar u mbush në nivelet më të larta që nga qershori 2021. Megjithatë, raporti mujor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë deklaroi se kërkesa për naftë do të rritet me 2 milionë fuçi në ditë në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar.