CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 06/03/2023 - 10/03/2023

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 15/03/2023

15 Mars, 2023
Analiza javore 15/03/2023 Kalendari Ekonomik

Euro u rrit kundrejt dollarit pasi shifrat e përziera të NFP-së ndihmuan në qetësimin e frikës së menjëhershme të inflacionit. Të premten, lajmi se banka e Silicon Valley ishte afër kolapsit shkaktoi paqëndrueshmëri të lartë, për shkak të frikës se sistemi më i gjerë bankar mund të preket.

Paundi britanik lëvizi në nivele më të ulëta pasi dollari u tërhoq pasi tregtarët peshuan mundësitë që kolapsi i SVB-së mund të shkaktojë një ndryshim në politikën e normës së interesit të Fed. Tregtarët filluan të përjashtojnë mundësinë e rritjes prej 50 pikësh bazë në takimin e javës së ardhshme të Fed.

USD/JPY u tërhoq pasi guvernatori i Bankës së Japonisë Kuroda mbikëqyri takimin përfundimtar të normave së interesit. Guvernatori më i gjatë i bankës japoneze njoftoi se normat do të mbahen në nivelin e tyre aktual prej -0.10%.

Çmimi i arit u rrit në më shumë se një muaj pasi tregtarët u kthyen drejt aseteve të sigurta në fund të javës. Perspektiva e rritjeve më të ulëta të normave të interesit, apo edhe ulja e normave në muajt e ardhshëm, siguroi mbështetje shtesë për arin.

Aksionet amerikane ranë pavarësisht shifrave të përziera të NFP-së të premten, të cilat fillimisht mbështetën tregjet derisa aksionet bankare ranë ndjeshëm, duke tërhequr edhe indekset më të gjera.

Çmimi i naftës ra javën e kaluar pasi shqetësimet për gjendjen e ekonomisë amerikane u rriten, gjë që mund të ndikojë negativisht mbi kërkesën e ardhshme të naftës. Lajmi se Kina kishte ndërmjetësuar një marrëveshje midis Iranit dhe Arabisë Saudite, rriti shanset që shumica e naftës iraniane të sanksionuar të tregtohej në tregjet e hapura.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani