
Euro lëvizi në nivele më të ulëta kundrejt dollarit pas krizës së vogël bankare. Rënia e bankës zvicerane Credit Suisse e vuri euron nën presion të madh, por pasi qeveria zvicerane njoftoi një paketë shpëtimi, monedha e përbashkët mbuloi shumicën e humbjeve të saj.
Paundi britanik lëvizi në nivele pak më të larta pasi tregtarët ulën pritshmëritë se Fed do të rrisë normat e interesit me 50 pikë bazë.
USD/JPY ra pasi tregtarët u kthyen drejt monedhës së strehës së sigurtë, pas frikës se falimentimit në disa banka mund të jenë shenja të një problemi më të madh sistemik në sektor.
Çmimi i arit u rrit dhe arriti nivelin më të lartë në njëmbëthjetë muaj pasi investitorët u kthyen drejt metalit të verdhë për shkak të shqetësimeve mbi sistemin bankar global dhe frikës mbi ekonominë globale. Bisedat e tregtarëve për fundin e ciklit të rritjes së normave të interesit nga FED-i a për perspektivën e uljes së normave të bankave qendrore në muajt e ardhshëm gjithashtu mbështetën metalin.
Rezultatet e aksioneve të SHBA-së ishin të përziera për shkak të paqëndrueshmërisë së lartë pasi të mërkurën tregtarët absorbuan informacione për dështimin dhe shpëtimin e bankave dhe për perspektivat mbi hapat e FED-it lidhur me normat e interesit.
Çmimi i naftës ra javën e kaluar pasi tregtarët u larguan nga asetet më të rrezikshme. Frika se problemet sistemike ose inflacioni i lartë mund të shkaktojnë rënien e kërkesës për naftë bëri presin mbi çmimin. Deklaratat e para të zyrtarëve të OPEC sugjeruan se karteli nuk ka ndërmend të ndërhyjë për të mbështetur çmimet e naftës, duke njoftuar një ulje shtesë të prodhimit.