CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 26/02/2024 - 01/03/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 06/03/2024

06 Mars, 2024
Analiza javore 06/03/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u rrit, pasi u publikuan rezultatet e PBB-së dhe të dhënat e prodhimit në SHBA që ishin nën pritshmëritë. Në Evropë, raportet e fundit sugjerojnë se Gjermania ka hyrë në një recesion teknik.

Paundi britanik e përfundoi javën gjerësisht në të njëjtin nivel, në të cilin ishte edhe në fillim të javës. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar po pret me padurim publikimin e buxhetit pranveror për shkak të raporteve se mund të shpallet ulja e mundshme të taksave.

USD/JPY ra javën e kaluar sepse guvernatori i Bankës së Japonisë, Ueda, deklaroi të enjten se inflacioni mbetet nën objektiv. Deklarata sugjeron që Banka e Japonisë nuk do të rrisë normat e interesit në të ardhmen e afërt.

Çmimi i arit u rrit sepse të dhënat më të dobëta se sa pritej nga SHBA ngritën shpresat se inflacioni është nën presion negativ. Konflikti i Izraelit me Hamasin vazhdon, pavarësisht bisedimeve për një armëpushim të mundshëm të përkohshëm.

Aksionet vazhduan të rriten për shkak të publikimit të një tjetër rekordi të indekseve të SHBA-së. Aksionet e teknologjisë udhëhoqën rritje, pasi NVIDIA dhe Open AI, një partner i Microsoft-it, njoftuan se do të zhvillojnë robotë humanoidë të mundësuar nga AI të dizajnuar për të kryer detyra të pasigurta ose të papëlqyeshme.

Çmimi i naftës u rrit për shkak të pritjeve, të konfirmuara gjatë fundjavës, se OPEC do të vazhdojë marrëveshjen aktuale të reduktimit të prodhimit me 2.2 milion fuçi në ditë në tremujorin e dytë të këtij viti.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani