CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 04/03/2024 - 08/03/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 13/03/2024

13 Mars, 2024
Analiza javore 13/03/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ra sepse Banka Qendrore Evropiane vendosi t'i mos ulë normat e interesit, që aktualisht janë në nivelin e 4,5%. Por presidentja e BQE-së, Lagarde, sinjalizoi se një ulje e normës së interesit në qershor është e mundshme.

Paundi britanik u rrit më shumë sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar uli taksat në buxhetin e saj pranveror. Gjithashtu u zbulua se parashikimet e rritjes për Mbretërinë e Bashkuar janë rritur nga 0.8% në 0.9% këtë vit.

USD/JPY ra në mënyrë të qëndrueshme javën e kaluar sespe tregjet filluan të përgatiten për një rritje të mundshme të normave të interesit nga Banka e Japonisë. Të enjten, banka sinjalizoi se po lëviz drejt arritjes së objektivit të inflacionit prej 2%.

Çmimi i arit vazhdoi të rritet për të arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të premten pasi shkalla e papunësisë në SHBA u rrit nga 3.7% në 3.9%. Bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur dhe Izraeli deklaroi se do të vazhdojë operacionin e tij në Gaza.

Çmimi i aksioneve pati një javë të paqëndrueshme dhe të përzier pasi arriti një tjetër nivel më të lartë të të gjitha kohërave dhe pastaj ra pak të premten. Amazon dhe Netflix të dy morën çmime në mbrëmjen e Oscar-it për filmat e shfaqur në platformat e tyre të transmetimit.

Çmimi i naftës ra për shkak të dhënave të përziera të kërkesës për naftë nga konsumatori i dytë më i madh në botë, Kina. Ende ekziston frika se performanca e ekonomisë kineze është akoma e dobët.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani