CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 18/03/2024 - 22/03/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 27/03/2024

27 Mars, 2024
Analiza javore 27/03/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ra javën e kaluar sepse FED-i vendosi të mbajë normat në 5,5 %, që është në përputhje me pritshmëritë. Të dhënat pozitive të SHBA-së të publikuara në fund të javës mbështetën dollarin kundër shumicës së rivalëve të tij.

GBP/USD ra sepse normat e interesit nuk u ndryshuan. Por Banka e Anglisë sinjalizoi se ulja e normave është e mundshme në takimet e saj të ardhshme, për shkak të rënies së inflacionit.

USD/JPY vazhdoi të rritet, dhe arriti nivelin më të lartë në katër muaj sepse Banka e Japonisë i dha fund politikës së normave negative të interesit. Normat e interesit u rritën me 10 pikë bazë, që është rritja e parë në 17 vjet.

Çmimi i arit u rrit dhe arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, sepse Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell i mbajti normat e interesit në 5.5%. Pritshmëritë për një ulje të normave të interesit në qershor u rritën pas fjalimit të Powell-it. Sulmi i së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, për të cilin ISIS mori përgjegjësinë, rriti tensionet globale.

Indekset e aksioneve arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave pas takimit të FED-it. Aksionet e teknologjisë tejkaluan ato të sektorëve të tjera, por Apple po përballet me probleme rregullatore në SHBA dhe BE. Të dy rajone kanë nisur mocionet e mosbesimit kundër Apple-it sepse besojnë se kompania përpiqet të mbysë konkurrencën.

Çmimi i naftës u rrit më tej pasi në fillim të javës arriti nivelin më të lartë në katër muaj. Ukraina vazhdoi të sulmojë rafineritë ruse të naftës. Me këta sulme u shkatërrua rreth 11% të kapacitetit të prodhimit, raporton Bloomberg.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani