CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67.52% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 15/09/2025 - 19/09/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 24/09/2025

24 Shtator, 2025
Analiza javore 24/09/2025 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ishte pak më e lartë pas takimit të FED-it, i cili vendosi të ulë normën e interesit dhe sinjalizoi se priten edhe dy ulje të tjera para fundit të vitit.

GBP/USD ra pasi ulja e normës së interesit nga FED-i u kompenzua me shitjet të qëndrueshme me pakicë në SHBA, që bëri që dollari të rritet drejt fundit të javës. Në Mbretërinë e Bashkuar, minutat e Bankës së Anglisë sugjeruan që uljet e mundshme të normës së interesit mund të mbahen në pritje për momentin. Shqetësimet e vazhdueshme për besueshmërinë fiskale të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu po ushtrojnë presion mbi paundin.

USD/JPY u rrit në nivelin më të lartë dhjetë ditor pasi Banka e Japonisë i mbajti normat e interesit në 0.5% dhe dukej se sugjerohej që normat nuk mund të rriten deri vitin e ardhshëm. Të dhënat më të forta nga SHBA në fund të javës gjithashtu mbështetën dollarin.

Çmimet e arit u rritën në një tjetër nivel rekord për shkak të pritshmërive për uljen e normës së interesit nga FED dhe rritjes së rreziqeve gjeopolitike. Një seri raportesh për dronët rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s shkaktuan një rritje të kërkesës për siguri.

Çmimet e aksioneve të S&P 500 dhe Nasdaq të aksioneve teknologjike arritën nivele rekord, pasi administrata amerikane deklaroi se një bisedë “shumë produktive” u zhvillua mes presidentëve Trump dhe Xi. Presidentët e SHBA-së dhe Kinës ranë dakord të takohen në takimin e ardhshëm të APEC më 31 tetor – 1 nëntor.

Çmimet e naftës ranë pak, pavarësisht një rënieje të madhe të inventarëve të SHBA-së, që sinjalizuan një rritje të kërkesës për naftë gjatë javës së kaluar. Por një dollar më i fortë dhe shqetësimet për kërkesën globale kompensuan pozitivitetin. Për më tepër, një rritje e prodhimit të OPEC do të fillojë nga tetori.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani