CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 67.52% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 22/12/2025 - 26/12/2025

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 30/12/2025

30 Dhjetor, 2025
Analiza javore 30/12/2025 Kalendari Ekonomik

EUR/USD u ngjit në nivelin më të lartë të tre muajve, mes pritshmërive për ulje të mëtejshme të normave të interesit nga Fed në vitin 2026.

Sterlina britanike gjithashtu u rrit në një nivel më të lartë të tre muajve, ndërsa dollari amerikan u dobësua ndaj shumicës së rivalëve të tij, pavarësisht pritshmërive se edhe Banka e Anglisë ka gjasa të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm.

USD/JPY u tërhoq javën e kaluar, edhe pas të dhënave të inflacionit të Tokios të publikuara të premten, të cilat dolën më të ulëta se pritjet, ndërsa tregjet presin së shpejti një tjetër rritje të normës së interesit nga Banka e Japonisë.

Çmimet e arit u rritën ndjeshëm dhe shënuan një rekord të ri, të mbështetura nga kërkesa për strehë të sigurt dhe pritshmëritë për ulje të normave nga Fed në vitin 2026.

Aksionet amerikane të S&P 500 u rritën fuqishëm javën e kaluar, teksa “rally” i “Santa Claus” e çoi indeksin në nivele të reja historike. Të dhënat e PBB-së së SHBA-së, më të forta se pritjet, treguan se ekonomia mbeti e qëndrueshme, pavarësisht shqetësimeve tregtare më herët gjatë këtij viti.

Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë të dy javëve, por deri të premten dorëzuan pjesën më të madhe të këtyre fitimeve. Çmimi i naftës u mbështet nga një bllokadë e SHBA-së ndaj Venezuelës, por lajmi se Presidenti Zelensky do të takohej me Presidentin Trump të dielën sugjeroi se po bëhej përparim drejt një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani