ARGJENDI mundësi javore e tregut në rritje të kursit të bazuar në 1.00 lot llogari:
PËRDORIMI I ARGJENDIT DHE PJESA E TREGUT:
- PËRDORIMI I ARGJENDIT: Dy të treta të kërkesës vjetore vjen nga industria, dhe pjesa tjetër përfshin përdorim për bizhuteri dhe investime. Sipas BullionVault, argjendi është i paçmuar për bateri, stomatologji, veshje xhamash, çipat LED, mjekësi, reaktorët bërthamorë, fotografi, energji fotovoltaike (a diellore), çipa RFID (për monitorim e parcelave a dërgesave në mbarë botën), gjysmëpërçues, ekrane me prekje, pastrim të ujit, ruajtës të drurit dhe në shumë raste të tjera.
- PJESA E TREGUT (PRODHUESIT): Meksika është prodhuesja më e madhe, dhe mban 22,7% të tregut, ndërisa Peru është e dyta me 14% të tregut. Kina është e treta në listë me 13,8% të prodhimit global, ndërisa Kili zë 6,00% të tregut. Rusia zë 5,4% të pjesës totale të tregut.
- PJESA E TREGUT (KONSUMATORËT): Pesë konsumatorë më të mëdhenj të argjendit janë India, SHBA-ja, MB-ja, Gjermania dhe Kina.
- PRITJET PËR ARGJEND (2022): Metals Focus parashikon rritje prej 5% të kërkesës globale për argjend për shkak të përparimit të mëtejshëm strukturor në fabrikim industrial, që pritet të arrijë një rekord tjetër në vitin e 2022. Kërkesa për bizhuteri dhe argjendurinë mund të vazhdojë të rimëkëmben drejt niveleve para pandemisë.
ANALIZA:
- NGJARJE (8 NËNTOR): ZGJEDHE AFATMESME (PARLAMENTARE): Votuesit amerikanë do të shkojnë në qendra votimi në fillim të nëntorit për zgjedhje shumë të rëndësishme afatmesme, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit të ardhshëm të SHBA-së. Të 435 vendet e parlamentit do të jenë të zëna në nëntor, dhe do të zgjidhen edhe 35 senatorë. Secili shtet, pavarësisht nga popullsia, merr dy vende në Senat, ndërisa vendet e Parlamentit janë të shpërndara sipas madhësisë së shteteve. STATUSI AKTUAL (DEMOKRATËT KANË KONTROLL): Partia Demokratike aktualisht mban shumicë në Parlament si edhe në Senat, dhe se bashku me Bidenit në Shtëpinë e Bardhe, demokratët kanë kontroll të plotë. OPINIONI I PARË: NDARJA NË KONGRESIN. Republikanët mund të marrin parlamentin, ndërsa Demokratët mund të mbajnë kontroll nën Senatin. Në këtë rast, Republikanët do të jenë në mundësi të bllokojnë gjithçka që Bideni do, por në të njëjtën kohë as propozime të tyre nuk do të pranohen. PËRDITËSIM (26 TETOR): Shtëpia e Bardhe është e shqetësuar se Republikanët mund të marrin edhe Senatin.
- NGJARJE (10 NËNTOR, E ENJTE NË ORËN 13:30 GMT): INFLACIONI PËR TETOR NË SHBA (PRITET 8,1%, INFLACIONI KRYESOR I PRITUR 6,7%). INFLACIONI NË SHTATOR RA NË 8,2% (PRITEJ 8,1%) NGA 8,3% ARRITUR NË GUSHT. Inflacioni kryesor u rrit në nivelin më të lartë në 40 vite (6,6%). Inflacioni mbetet i fortë pavarësisht nga përpjekja e fundit të Rezervës Federale për ta mposhtur me norma më të larta. Inflacioni më i lartë shkakton rritje të kërkesës për argjend.
- REZERVA FEDERALJE RRITI NORMËN E INTERESIT NË TETOR NË 4,00% NGA 3,25% (NIVELI MË I LARTË QË NGA VITIN E 2008). FED-i SINJALIZOI RRITJE TË MËTEJSHME TË NORMAVE TË INTERESIT DERI NË FUND TË KËTIJ VITI (PRITET QË NORMAT TË ARRIJNË 4,4% DERI NË FUND TË VITIT 2022, MË PARË PRITEJ 4,1%). Politikëbërësit e FED-it presin që normat e interesit të rritin në 4,6% në vitin 2023, më parë pritej 4,37%. TAKIMI I ARDHSHËM: 14 dhjetor. Pritet rritja prej 0,50% pikë në 4,50%, që mund të rrisë paqëndrueshmëri në tregun e argjendit.
- MENDIMI I ANALISTËVE: Commerzbank mendon, që argjendi do të arrijë 26$ për ons në vitin 2022.
Argjendi, 7 nëntor 2022
Çmimi aktual: 20.50
Argjendi |
Javor |
Drejtimi i trendit |
RRITJA |
Rezistencë 3 |
23.10 |
Rezistencë 2 |
22.60 |
Rezistencë 1 |
21.90 |
Mbështetje 1 |
19.10 |
Mbështetje 2 |
18.50 |
Mbështetje 3 |
18.00 |
Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot1
Argjendi |
||||||
ÇMIMET E REFERENCËS |
Rezistencë 3 |
Rezistencë 2 |
Rezistencë 1 |
Mbështetje 1 |
Mbështetje 2 |
Mbështetje 3 |
Fitimi apo humbja në $ |
26,000.00 |
21,000.00 |
14,000.00 |
-14,000.00 |
-20,000.00 |
-25,000.00 |
Fitimi apo humbja në €2 |
26,104.42 |
21,084.34 |
14,056.22 |
-14,056.22 |
-20,080.32 |
-25,100.40 |
Fitimi apo humbja në £2 |
22,867.19 |
18,469.66 |
12,313.10 |
-12,313.10 |
-17,590.15 |
-21,987.69 |
Fitimi apo humbja në C$2 |
34,554.00 |
27,909.00 |
18,606.00 |
-18,606.00 |
-26,580.00 |
-33,225.00 |
1. 1.00 lot është ekuivalent me 10,000 njësi
2. Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:20 GMT dhe 7.11.2022.
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutemi që të kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
- Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
- Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.