CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 71% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.91% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Palladium

Raporte Speciale - 17/11/2022

17 Nлntor, 2022

Shembulli më poshtë përdor Kontratat për Ndryshim (CFD). Llogaritë janë vetëm për çmimin e instrumenteve specifike për datën e përmendur më poshtë, dhe llogaritë tregojnë rast të mundshëm për fitim apo humbje. Nuk ka garanci për saktësinë apo plotësinë e këtyre informacioneve, dhe çdo person që vepron sipas tyre, e bën këtë tërësisht në rrezik të vet.

Palladium raporti i tregut të bazuar në 1.00 lot llogari:

PËRDORIMI I PALLADIUMIT DHE PJESA E TREGUT:

  • Palladiumi përdoret më së shumti në ndërtim të konvertruesve katalitikë nga industria e makinave për të reduktuar emetimin e dëmshëm të gazit, ndërisa shtrëngimi i rregulloreve po i detyron makinabërësit të vënë më shumë palladium në çdo makinë, që shkakton rritje të kërkesës për këtë metal të çmuar. Palladiumi është përdorur gjithashtu në qelizat e karburantit për të gjeneruar energji.
  • PJESA E TREGUT (PRODHUESIT): Rusia është prodhuesi më i madh, dhe mban 43% të tregut, ndërisa Republika Jugafrikane është e dyta me 33,00% të tregut. Kanadaja është e treta me 9,5% të prodhimit global.
  • PJESA E TREGUT (KONSUMATORËT): Kina është konsumatori më i madh i palladiumit me 31%, ndërisa Evropa dhe Amerika e Veriut (SHBA) mbajnë nga 20%. Japonia marr 11%.
  • PRITJET PËR PALLADIUM (2022): Pritet që industria globale e automjeteve të rrisë kërkesën për palladium me 8,5% nga 8,2 në 8,9 milion ons. Ndërkohë, pritet që Kina ta rrisë kërkesën për palladium në nivelin rekord prej më shumë se 2,5 milionë ons në vitin e 2022.

LUFTA RUSI-UKRAINË DHE LUFTA EKONOMIKE E RUSISË DHE PERËNDIMIT:

  • LUFTA RUSI-UKRAINË: Presidenti Vladimir Putin shpalli sulm në Ukrainë në shkurt, disa ditë pasi ka njohur pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura të vendit fqinj. Sulmet po ndodhin në Kiev, Odessa, Mariupol dhe vende të tjera në Ukrainë. Rusia u përball me sanksione të ashpra nga BE-ja, SHBA-ja dhe aleatët e tyre, që shkaktoi ekonomia ruse të jetë në prag të falimentimit ndaj borxhit.
  • KUNDËR-OFENSIVA E UKRAINËS (fillimi i shtatorit 2022): Kundër-ofensiva e Ukrainës çliroi pjesët e mëdha të Ukrainës nga okupatorët rusë. Ësthë e mundur që Rusia të hakmerret me kundër-sanksione që përfshijnë ndalje të eksporteve të palladiumit në Perëndim.
  • LAJME (8 PRILL): TREGU MË I MADH I PLATINIT DHE PALLADIUMIT NË BOTË PEZULLON FURNIZIM ME PALLADIUMIT TË RAFINUAR DHE PLATININ NGA RUSIA. Kjo mund të kufizojë qasje në treg të palladiumit dhe platinit, i cili tashmë ka qenë nën presion për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, dhe mund të rezultojë në rritjen e çmimeve të palladiumit dhe platinit. Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i platinit me 12% të furnizimit global dhe prodhuesi më i madh i palladiumit me 45% të furnizimit global.

ANALIZA:

  • PRODHIMI I AUTOMJETEVE NË KINË (shtator): Shitjet e automjeteve në Kinë u rrit me 25,7% në nivelin vjetor në 2,61 milionë njësi.
  • STIMULI I RI (24 gusht): Kina deklaroi se do të shtojë 146 miliardë dollarë si një stimul për ekonominë e saj.
  • VENDET E G-7 SHBA, MB, JAPONI, KANADA VENDOSËN TË NDALOJNË IMPORTET E ARIT NGA RUSIA. Ekziston rreziku se vendet mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe me metalet e tjera, siç janë bakri, nikeli dhe palladiumi.
  • ANALIZA TEKNIKE: PALLADIUMI KA NJË MBËSHTETJE TË FORTË NË NIVELIN 1800$. Që nga nëntori i vitit 2019, palladiumi gjeti një mbështetje të fortë në 1800$. Ky metal e testoi nivelin e 1800$ vetëm katër herë, dhe çdo herë arriti të rimëkëmbet. Kohët e fundit, palladiumi u konsolidua në nivelin e 1900 dollarë.
  • LËVIZJA E FUNDIT TË ÇMIMIT: PALLADIUMI PËRJETOI NË KORRIGJIM NË RËNIE PREJ RRETH 48% GJATË KATËR MUAJVE TË FUNDIT (NGA NIVELI MË TË LARTË TË TË GJITHA KOHËRAVE PREJ 3409$ RA NË 1760$). Palladiumi testoi nivele poshtë 1800. Palladiumi në këtë moment lëviz mbi 2000, dhe nëse ndodhet rimëkëmbja e plotë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, kjo do të përfaqësonte një rritje prej rreth 65%.

PALLADIUM, 17 nëntor 2022
Çmimi aktual: 2,000.00

PALLADIUM

Javor

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

3,000.00

Rezistencë 2

2,700.00

Rezistencë 1

2,400.00

Mbështetje 1

1,700.00

Mbështetje 2

1,550.00

Mbështetje 3

1,400.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot1

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

100,000.00

70,000.00

40,000.00

-30,000.00

-45,000.00

-60,000.00

Fitimi apo humbja në €2

96,447.83

67,513.48

38,579.13

-28,934.35

-43,401.52

-57,868.70

Fitimi apo humbja në £2

84,145.34

58,901.74

33,658.13

-25,243.60

-37,865.40

-50,487.20

Fitimi apo humbja në C$2

133,478.00

93,434.60

53,391.20

-40,043.40

-60,065.10

-80,086.80

1. 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi

2. Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 10:44 GMT dhe 17.11.2022.

Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutemi që të kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.

  • Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
  • Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.
Shpërndajeni me rrjetin tuaj
PALLADIUMI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani