CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Nafta e papërpunuar

Raporte Speciale - 03/12/2021

03 Dhjetor, 2021

Shembulli më poshtë përdor Kontratat për Ndryshim (CFD). Llogaritë janë vetëm për çmimin e instrumenteve specifike për datën e përmendur më poshtë, dhe llogaritë tregojnë rast të mundshëm për fitim apo humbje. Nuk ka garanci për saktësinë apo plotësinë e këtyre informacioneve, dhe çdo person që vepron sipas tyre, e bën këtë tërësisht në rrezik të vet.

Nafta e papërpunuar mundësia javore e tregut në rritje të bazuar në 1.00 lot* llogari:

  • OPEC+ VENDOSI TË VAZHDOJË RRITJEN E PRODHIMIT TË PLANIFIKUAR (400,000 FUÇI NË DITË), POR THA SE ËSHTË I GATSHËM TA PËRSHATË POLITIKËN NË ÇDO KOHË. GOLDMAN SACHS: Çmimi i naftës është i orientuar ndaj rritjes, sepse vendimi i OPEC+ të vazhdojë me rritjes së planifikuar të prodhimit nuk do ta pengojë strukturën aktuale të tregut. Kjo bankë e investimeve sheh "rreziqe shumë të qarta të rritjes". Rënia e fundit e çmimit, për shkak të shqetësimeve se varianti i ri i koronavirusit do të dëmtojë kërkesën, ishin të tepruara dhe çmimi aktual ofron "mundësi bindëse" për të rrinvestuar, thanë analistët e Goldman Sachs. MORGAN STANLEY: Ndikimi mbi baraspeshën është "modest". Vendimi mund të sugjerojë se OPEC+ nuk është shqetësuar fare sa i përket variantit të ri, omikron. Kjo mund të sugjerojë edhe se OPEC do të jetë më aktiv ndaj parashikimeve afatmesme optimiste të SHBA-së.
  • MENDIMI I ANALISTËVE: Goldman Sachs Group Inc. tha se deficiti i tregut është më i madh se sa pritej, dhe i rriti parashikimet për çmimin e naftës Brent me 10 dollarë në 90 dollarë për fuçi (nafta e papërpunuar ~$87 për fuçi). Goldman Sachs mendon se rënia e fundit ishte e tepruar. Citigroup Inc. tha se parashikon rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar si edhe gazit, tregojnë raportet. Çmimi mund të rritet drejt 90$ për fuçi. Banka e Amerikës thotë se nafta Brent mund të rritet në 120$ për fuçi deri në fund të qershorit 2022, për shkak të krizës globale të energjisë. Morgan Stanley tha se çmimi mund të rritet në 95$ për fuçi në tremujorin e parë të vitit 2022. UBS e rriti parashikimin nga 80$ në 90$ për fuçi. KOMENTE (RUSIA): Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nafta mund të arrijë nivelin e 100$. Edhe Ministri i naftës i Irakut tha se nafta mund të arrijë 100$ në tremujorin e parë të vitit 2022. Rosneft, prodhuesi më i madh i naftës në Rusi, tha se çmimi i naftës mund të rritet edhe mbi 120$ deri në mes të vitit të ardhshëm, sepse aftësia e OPEC+ për ta përmbushur kërkesën është në rrezik për shkak të investimit i pamjaftueshëm dhe sanskioneve.
  • NË VAZHDIM: Kriza energjetike në Evropë e shkaktuar nga rritja e çmimet të benzinës dhe naftë, të cilat lëvizin afër nivelit më të lartë në 7 vite. Ka raporte edhe për krizën energjetike në Kinë, për shkak të mungesës së qymyrit dhe gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike. Pritet që india të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike, sepse rezerva e qymyrit ra: Evropa përballohet me rënie ekstreme të furnizimit me energji, sepse çmimi i gazit dhe energjisë janë duke thyer rekorde ditë pas dite. Kontinentit i mbaron koha për të rimbushur objektet e magazinimit para fillimit të dimrit, si furnizimi nga furnizuesit kryesorë nga Rusia dhe Norvegjia është i kufizuar.
  • LËVIZJA E FUNDIT TË ÇMIMIT TË NAFTËS: Çmimi i naftës së papërpunuar ra nga niveli më i lartë në shtatë vite (85,38$) në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2021 (62,41$), që është korrigjimi në rënie prej rreth 27%. RSI ditor sugjeron se nafta e papërpunuar është në territorin e mbishitur.

Nafta e papërpunuar, 3 dhjetor 2021
Çmimi aktual: 67.50

NAFTA E PAPËRPUNUAR

Javor

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

77.50

Rezistencë 2

75.50

Rezistencë 1

73.00

Mbështetje 1

62.00

Mbështetje 2

61.00

Mbështetje 3

60.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot*

NAFTA E PAPËRPUNUAR

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

10,000.00

8,000.00

5,500.00

-5,500.00

-6,500.00

-7,500.00

Fitimi apo humbja në €**

8,858.73

7,086.98

4,872.30

-4,872.30

-5,758.17

-6,644.05

Fitimi apo humbja në £**

7,537.27

6,029.82

4,145.50

-4,145.50

-4,899.23

-5,652.95

Fitimi apo humbja në C$**

12,829.20

10,263.36

7,056.06

-7,056.06

-8,338.98

-9,621.90

* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 09:00 GMT dhe 03.12.2021.
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
NAFTA Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani