Account Manager për klientët shqiptarë

Full time Beograd, Serbi

Bashkohuni me shoqërinë më të mirë të brokerimit dhe hyni në botën e financave!

Fortrade Ltd. po përjeton zhvillim të vazhdueshëm të biznesit. Për t’a forcuar departamentin e shërbimit për Shqipëri, ne po kërkojmë staf të talentuar: Account Manager për klientët shqiptarë.

Ne po kërkojmë profesionalistët, që do të jenë përgjegjës për klientët tanë.

Ju jeni një profesionalist i gjithanshëm, që do të jetë përgjegjës për komunikim dhe t'i ndihmojë klientët potencialë, që regjistrohen në faqe tonë në internet, për të tregtuar në tregun global financiar. Puna nuk do të thotë kërkim për klientët nga baza juaj personale të të dhënave dhe në nismën tuaj. Klientët i siguron kompania.

Disa prej përgjegjësive tuaja kryesore:

  • Komunikim i përditshëm telefonik me klientët tanë shqipfolës dhe ofrim të rejave në lidhje me zhvillimet e fundit në tregjet globale financiare
  • Prezantim i produkteve dhe shërbimeve klientëve shqipfolës dhe ndihmë në përdorim të këtyre shërbimeve siç duhet
  • Mbështetje të avancuar në përdorim të platformat tregtare të sofistikuara
  • Punë në bazë më të re të të dhënave CRM dhe në programe të tjerë të avancuara

Çfarë presim nga ju:

Kualifikimet:

  • Kandidatë që flasin rrjedhshëm shqip
  • Diplomë e universitetit (diploma nga fusha ekonomike apo financiare do të jetë e konsideruar si avantazh)
  • Njohuri të paketës Microsoft
  • Inteligjencë e mirë sociale
  • Komunikim i shkëlqyer, aftësia negociuese dhe në shitje
  • Qëndrim shumë profesional dhe i kuptuari i të nevojave të klientit
  • Vullnet për të fituar dituri dhe aftësi të reja
  • Dëshirë për të ndërtuar një karrierë dhe përparim në hierarki të kompanisë

Çfarë mund të prisni nga ne:

Të mirat dhe përfitimet (kompania jonë ofron):

  • Paketa shumë kompetitive të pagës
  • Rritje e pagës brenda 12 muajve të parë
  • Skema e bonuseve shumë tërheqëse - Qielli është kufiri juaj
  • Mundësi për të ndërtuar karrierë në segmente kryesore të sektorit financiar, në një institucion zyrtar financiar, i rregulluar nga autoritetet financiare
  • Sigurim shoqëror dhe shëndetësor
  • Leje pune
  • Kurs trajnimi dyjavor në bazë të biznesit tonë (si një pikënisje të rrugës së karrierës suaj)
  • Kurs falas të gjuhës angleze për të përmirësuar gjuhën angleze
  • Gym & fitness falas
  • Mjedis i këndshëm ndërkombëtar
  • Shpërblime mujore për punëtorët më të mirë
  • Trajnime të vazhdueshme, rritja personale dhe profesionale
  • Nëse do të jeni pjesë e kompanisë ndërkombëtare në rritje të shpejtë, do të keni një mundësi për të bërë përpara në poste të larta
  • Integritet, fleksibilitet, angazhim dhe të ardhme të ndritshme dhe stabile

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Fortrade Ltd, dërgoni CV tuaj në anglisht me një foto. Dëshirojmë të theksojmë se vendi i punësimit është në qendër rajonale të mbështetjes të kompanisë për klientët në Beograd, Serbi. Ju lutemi, vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Dërgoni CV tuaj