CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 78% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

GER30 - 22/09/2020

Mikro analiza

22 shtator, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

TRENDI: RRITJA

Përmbledhja themelore:

  • Indeksi i GER30 ra pothuajse 1000 pikë në vetëm disa ditë duke humbur më shumë se 8%, pas rimëkëmbjes së fortë gjatë muajve verore, për shkak të rritjes së rasteve të infeksioneve me koronavirusin dhe mundësisë së mbylljes së re në vendet e evropës perëndimore siç janë Spanjë, Francë, Itali dhe MB.
  • Pavarësisht nga rënia e ndjeshme në disa ditë të kaluar, që ndodhi pjesërisht për shkak të rritjes së fuqishme në tre muaj të kaluar dhe për shkak të vrullit të marrjes së fitimeve, GER30 mbetet në trend pozitiv, sepse ëshët i mbështetur nga të dhënat ekonomike më të mira se sa pritej të ekonomisë më të fortë të Evropës.
  • Në takimin e fundit, BQE-ja tha se normat e interesit do të mbeten në nivele të ulëta, poshtë 0%, për aq kohë sa do të jetë duhur dhe që do ta vazhdojë Programin e Blerjes së Letrave me Vlerë (PEPP), një program stimulues me vlerë 1,35 triliona euro, i cili duhet t'u ofrojë likuiditet të mjaftueshëm tregjeve financiare të BE-së, dhe kjo është një sinjal pozitiv për tregjet e BE-së e aksioneve.
  • Masat e reja stimuluese e SHBA-së do të prezantohen deri në fund të këtij muaji, dhe do të ketë një ndikim pozitiv në aksionet dhe do të shkaktojë rritje të tyre.
  • Përveç kësaj, mbështetja kryesore për GER30 do të jetë zhvillimi pozitiv i përpjekjeve globale mbi vaksinën kundër koronavirusit. Shumë kompani farmaceutike siç janë Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna janë në fazë të fundit të shqyrtimit, dhe të dhënat e para mbi efektshmërinë e vaksinës do të publikohen në fund të tetorit apo në nëntor.

Përmbledhja teknike:

  • Sipas analizës teknike, GER30 u mbet në rrugë pozitive pavarësisht nga rënia e fundit. Çmimi u mbet mbi mesataren lëvizëse 200-ditore, e cila konsiderohet një nivel të fortë të mbështetjes dhe një pikë e cila ndan trende pozitive nga ato negative.
  • Për aq kohë sa çmimi i GER30 është sipër 12430 (mesatarja lëvizëse 200-ditore), çmimi mund të shkojë drejt Rezistencës 1, 13083.
  • Nëse bie poshtë mesataren lëvizëse 200-ditore, pastaj mund të shkojë drejt nivelit të mbështetjes 1, 12017.

Grafiku: (GER30, ditor)

Çmimi aktual: 12,550.00

GER30

Javore

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

14,149.00

Rezistencë 2

13,616.00

Rezistencë 1

13,083.00

Mbështetje 1

12,017.00

Mbështetje 2

11,484.00

Mbështetje 3

10,951.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit ditor për 1.00 Lot*

GER30

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

18,772.90

12,515.27

6,257.63

-6,257.63

-12,515.27

-18,772.90

Fitimi apo humbja në €**

15,990.00

10,660.00

5,330.00

-5,330.00

-10,660.00

-15,990.00

Fitimi apo humbja në £**

14,676.65

9,784.4375

4,892.22

-4,892.22

-9,784.43

-14,676.65

Fitimi apo humbja në C$**

24,993.49

16,662.33

8,331.16

-8,331.16

-16,662.33

-24,993.49

* 1.00 lot është ekuivalent me 10 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 13:15 GMT+1 dhe 22 09 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Ger30 Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani