CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 74% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Nafta e papërpunuar - 24/11/2020

Mikro analiza

24 Nлntor, 2020

Vetëm për informacion të përgjithshëm. Nuk ka qëllim të japë këshilla për tregim apo investim. Kapitali juaj është në rrezik.

Trendi afatmesëm: RRITJA

PËRMBLEDHJA E TREGUT TË NAFTËS SË PAPËRPUNUAR:

  • Nafta e papërpunuar u mbet mbi nivelin 40,0, e mbështetur nga lajmet e reja për vaksinë kundër COVID-19, pavarësisht nga rritja e rasteve të infeksioneve me koronavirusin. Nafta e papërpunuar më 26 korrik arriti ta testojë nivele më të larta që nga fillimi i marsit të vitit 2020 (43,75). Megjithatë, çmimi i naftës së papërpunuar e ra poshtë nivelit 40,00 disa herë, dhe më 2 nëntor e testoi nivelin më e ulët që nga fundi i majit. Nafta e papërpunuar vazhdoi të rimëkëmbet që atëherë dhe përsëri testoi nivele mbi 43 në fund të nëntorit.

PËRPARIMI I VAKSINËS KUNDËR KORONAVIRUSIT RRIT PRITJE PËR FUND TË PANDEMISË:

  • Pfizeri dhe Moderna kanë dalë me të dhënat që treguan efektshmëri të fortë të vaksinave të tyre (95% dhe 94,5%). Tregjet presin që vaksina të jetë në dispozicion nga viti 2021, që mund t'i jep fund pandemisë. Përveç kësaj, Pfizer tha se ka arritur të dhënat e kërkuara të sigurisë e FDA-së dhe është paraqitur kërkesa për autorizim të përdorimit emergjent të premten (20 nëntor), e rezultatet do të shpallen pas10 dhjetorit Moderna së shpejti do të kërkojë të njëjtën gjë edhe nga BE-ja.

KËRKESA E NAFTËS ËSHTË E QËNDRUESHME PAVARËSISHT NGA MASAT E REJA:

  • SHBA: Kërkesa për naftë në SHBA ka vazhduar të rimëkëmbet siç tregon edhe rënia e rezervave të naftës në SHBA. Sipas raporteve të fundit nga Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së, rezervat të SHBA-së duke përjashtuar Rezervat Strategjike të Naftës ranë në nivelin më të ulët që nga marsi, në 489,475 milion fuçi. Kjo është rënia nga 525.969 milion fuçi të arritura në qershor 2020 për shkak të kufizimeve në SHBA.
  • ASIA: Rimëkëmbja e kërkesës për naftë është shenuar gjithashtu në Azi, kryesisht në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut. Sipas Bloombergut, rimëkëmbja e Kinës nga pandemia Covid-19 po siguron një pushim të mirëpritur në segmentin më të goditur të tregut të naftës ndërsa udhëtimet ajrore të brendshme i arritën nivelet, në të cilat ishte para pandemisë. Ngritja e udhëtimeve po kontribuon në një rimëkëmbje të prodhimit të karburantit të avionit nga nafta e papërpunuar.

TAKIMI I OPEC+ (30 nëntor - 1 dhjetor)

  • Parashikimi negativ për naftë të OPEC-it ishte shkaktuar kryesisht nga pritjet se grupi i OPEC+ do të vazhdojë me reduktime të prodhimit edhe në vitin e ardhshëm (tre apo gjashtë muaj), në vend të rritjes së prodhimit me 2 milion bpd. Anëtarët e OPEC + do të bëjnë gjithçka për ta mbështetur tregun e naftës kur kjo është e nevojshme.

MENDIMI I ANALISTËVE (GOLDMAN SACHS / JP MORGAN / CITIGROUP / BANKA E AMERIKËS)

  • Goldman Sachs tha se çmimet e naftës së papërpunuar WTI mund të jenë mesatarisht 44,00 $ në tremujorin e parë të vitit 2021. JPMorgan pret që çmimet e naftës së papërpunuar të lëvizin rreth 45,50 $ në 2021, ndërsa Citigroup pret që çmimi të rritet drejt 45 $ deri në fund të tremujorit të katër të këtij viti. Banka e Amerikës mendon që çmimi e naftës së papërpunuar të lëvizë midis 43 dhe 47 në tremujorin e katërt të vitit 2021. Parashikimet e Bankës Barclays për çmimin e naftës së papërpunuar WTI në 2021 ishin 50 dollarë.

Parashikim afatmesëm teknik

  • Mund të presim që nafta e papërpunuar të mbetet në rritje, sepse arriti të mbetet mbi mesataren eksponenciale lëvizëse 200-ditore dhe mbi nivelin 40.
  • Edhe RSI ditor u mbet në rritje por poshtë nivelit të pragut të blerjes së tepruar 80, që do të thotë se nafta e papërpunuar ka vende për rritje.
  • Nëse pritjet e analistëve do të vërtetohen, çmimi i naftës mund të vazhdojë të rritet drejt Rezistencës 1, 46,00 dhe Rezistencës 2, 48,00.
  • Por, nëse këto pritje s'vërtetohen dhe çmimi bie, pastaj do të shkojë drejt Mbështetjes 1, 39,90.


Grafiku: (Nafta e papërpunuar, ditor)

Çmimi aktual: 42.90

NAFTA E PAPËRPUNUAR

Afatmesëm

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

50.00

Rezistencë 2

48.00

Rezistencë 1

46.00

Mbështetje 1

39.90

Mbështetje 2

38.00

Mbështetje 3

36.00

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit për 1.00 Lot*

NAFTA E PAPËRPUNUAR

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

7,100.00

5,100.00

3,100.00

-3,000.00

-4,900.00

-6,900.00

Fitimi apo humbja në €**

5,979.80

4,295.35

2,610.90

-2,526.68

-4,126.91

-5,811.36

Fitimi apo humbja në £**

4,469.78

3,812.14

2,317.19

-2,242.44

-3,662.65

-5,157.61

Fitimi apo humbja në C$**

9,247.54

6,642.60

4,037.66

-3,907.41

-6,382.10

-8,987.04

* 1.00 lot është ekuivalent me 1000 njësi
** Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 9:24 GMT dhe 24 11 2020
Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutëm, kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.
*** Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.
**** Teknikë Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
NAFTA Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani