CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Çfarë Është UK100 në Tregtinë Forex?

Indekset financiare janë një mënyrë e shkëlqyer për të diversifikuar portofolin tuaj të aksioneve. Lexoni artikullin për të mësuar rreth UK100 - një indeks që mund ta përdorni për të fituar ekspozim në tregun e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Publikuar 18, June, 2023.

Nëse keni kohë që studioni hapësirën financiare, me siguri keni dëgjuar për indekset. E thënë thjesht, indekset janë shporta letrash me vlerë që përfaqësojnë një treg, sektor ose rajon të caktuar. Indekset u ofrojnë tregtarëve një mënyrë të thjeshtë për të vlerësuar performancën e një tregu ose klase instrumentesh të caktuara. Për shembull, Dow Jones Industrial Average është një indeks që gjurmon 30 kompani të mëdha me bazë në SHBA dhe përdoret për të vlerësuar performancën e përgjithshme të tregut të aksioneve në SHBA.

Ngjashëm me indekset e tjera, UK100 është një indeks që gjurmon performancën e 100 kompanive më të mëdhaja të listuara në Bursën e Londrës (LSE). Mund të përdoret si pikë referimi për monitorimin e performancës së përgjithshme të tregut të aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar dhe si një aktiv i tregtueshëm më vete.

» Jeni të fokusuar më shumë në indekset amerikane? Mësoni rreth indeksit US Tech 100

Cilat Kompani Janë të Përfshira në Indeksin UK100?

Indeksi UK100 përbëhet nga 100 kompanitë më të kapitalizuara të listuara në bursën e Londrës. Këto përfshijnë disa nga emrat më të mëdha në biznesin britanik si HSBC, GlaxoSmithKline, BP dhe Barclays.

Natyrisht, peshimi i secilës kompani në indeks varet nga kapitalizimi i saj i tregut (d.m.th., vlera totale e aksioneve të saj). Për të parë listën e plotë të kompanive në MB100, mund të vizitoni faqen e internetit të Bursës së Londrës.

A Duhet të Investoni në Indeksin UK100?

Nëse duhet të investoni apo jo në indeksin UK100, kjo varet nga toleranca juaj ndaj rrezikut, strategjia e tregtimit dhe koha e lirë. Për shembull, nëse kërkoni një ekspozim afatgjatë në tregun e aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë UK100 mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme investimi. Megjithatë, ata me një plan afatshkurtër dhe mundësi më të lartë rreziku mund të zbulojnë se tregtimi i aksioneve individuale ose derivativëve të tjerë financiarë është një opsion më i mirë.

Në fund të fundit, ia vlen të bëni kërkimin tuaj dhe të krijoni një opinion objektiv të bazuar në fakte përpara se të merrni ndonjë vendim investimi. Është gjithashtu e rëndësishme të merrni parasysh se si kushtet e ndryshme të tregut, si ngjarjet ekonomike, politike ose gjeopolitike mund të ndikojnë në tregtinë tuaj.

» Jeni të interesuar të tregtoni CFD në indekse? Shihni listën tonë të indekseve të disponueshme