CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Përkthimi i: A është Tregtimi në Celular po aq i Sigurt sa Tregtimi në Desktop?

Telefonat celularë ofrojnë lehtësi më të madhe për tregtarët e përditshëm. Por a është tregtimi celular i sigurt për t'u përdorur? Përgjigja e thjeshtë është, po, është i sigurt!

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Publikuar 26, November, 2023.

Në botën e tregtimit, telefonat inteligjentë gjenden kudo. Dhe me të drejtë - gjatë historisë, aftësia për të blerë dhe shitur aksione kudo që të jenë, u ka dhënë gjithmonë investitorëve mundësinë për të tregtuar lehtësisht dhe shpejt.

Por, së bashku me lehtësitë e oftuara vijnë edhe shqetësimet që lidhen me sigurinë. A është tregtimi në një telefon celular po aq i sigurt sa tregtimi në një pajisje desktop? Përgjigja e thjeshtë për këto pyetje është po!

» Akoma jeni fillestar? Lexoni gjithçka që duhet të dini rreth tregtimit të aksioneve.

Shënim: Fortrade ofron mundësinë për të tregtuar ndryshimet e çmimeve të aksioneve me CFD dhe JO për të blerë/shitur vetë pronësinë e aksioneve

Përfitimet e Tregtisë në Celular

Të qenit në gjendje për të menaxhuar stoqet në celular ka dëshmuar të jetë një proces jashtëzakonisht i përshtatshëm për tregtarët. Disa nga përfitimet kryesore përfshijnë:

  • Aplikacionet e tregtimit kanë thjeshtuar ndërfaqen e tyre për t'iu përshtatur çdo madhësie të ekranit dhe porositë mund të bëhen në çast.
  • Kur përdorni një aplikacion tregtimi në celular, mund të qëndroni të përditësuar mbi trendet e tregut dhe të kontrolloni indekset e aksioneve, ose mallrat.
  • Ndjekja e portofolit tuaj nuk ka qenë kurrë më e lehtë, falë njoftimeve dhe sinjalizimeve të menjëhershme.
  • Mund të shihni me lehtësi përditësimet dhe të gjurmoni grafikët vizualë të ndryshëm për të monitoruar investimet tuaja.
  • Tregtimi në aplikacionet celulare është krejtësisht i sigurt - ato ndjekin shumicën e të njëjtave protokolle sigurie si portalet e bazuara në ueb. Ato ofrojnë gjithashtu nivele shtesë sigurie, të tilla si skanerët e gjurmëve të gishtërinjve dhe vërtetimi me dy hapa, për të autorizuar transaksionet.

Me lëvizshmëri më të mirë, siguri dhe lehtësi përdorimi, është e sigurt të thuhet se tregtimi në celular, si shumë inovacione të tjera teknologjike në vitet e fundit, është këtu për të qëndruar.

» Mësoni më shumë rreth MT4