CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 73% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Çfarë është Kërkesa Fillestare e Marzhit?

Kërkesa fillestare e marzhit vendoset nga një ndërmjetës për të siguruar që keni fonde të mjaftueshme për të mbuluar pozicionet tuaja. Lexoni për të mësuar më shumë.

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Përditësuar 7, June, 2023.

Tregtimi me marzh mund të jetë mjaft i ndërlikuar për t'u realizuar nga tregtarët fillestarë, veçanërisht me terma të tillë si leva, marzhi dhe kërkesat fillestare të marzhit. Kërkesa fillestare e marzhit të një llogarie është një koncept tepër i rëndësishëm për t'u kuptuar, veçanërisht nëse dëshironi të tregtoni me levë.

Kërkesa e Marzhit: Përkufizimi dhe Përdorimi

Me fjalë të thjeshta, kërkesa fillestare e marzhit i referohet shumës së parave që duhet të keni në llogarinë tuaj përpara se të filloni të tregtoni me levë. Kjo shumë zakonisht shprehet në përqindje dhe ndryshon nga ndërmjetësi në ndërmjetës. Aktualisht, rregulloret e vendosura nga Rezerva Federale thonë se kërkesa fillestare e marzhit duhet të jetë 50%, por disa ndërmjetës e kanë vendosur atë më të lartë.

Pra, si funksionon saktësisht kërkesa fillestare e marzhit? Pasi të regjistroheni në një broker, do t'ju duhet të keni të paktën një kapital për të hapur një pozicion. Nëse jeni duke përdorur levën në tregtimin tuaj, do t'ju duhet të postoni një shumë të caktuar parash (ose kolateral tjetër) për të shërbyer si kërkesë fillestare e marzhit. Kjo shërben si një formë "kredie" për të mbuluar çdo humbje katastrofike ose likuidime të detyruara.

Kini parasysh se përqindja fillestare e kërkesës për marzh mund të ndryshojë në kohët e paqëndrueshmërisë ekstreme të tregut. Në rast se kjo ndodh, do të njoftoheni nga ndërmjetësi juaj për të rritur madhësinë e kolateralit.

» Lexoni për rolin e marzhit të lirë në tregtimin CFD

Fjalët Përmbyllëse

Në përgjithësi, të kuptuarit e konceptit të një kërkese fillestare të marzhit është thelbësor nëse doni të përfshiheni në tregtimin me levë.

Si gjithmonë, sigurohuni që të qëndroni të informuar për çdo ndryshim në përqindjen e kërkesës fillestare të marzhit, në mënyrë që të mund të rregulloni strategjitë tuaja nëse është e nevojshme. Së fundi, mbani mend se kërkesa fillestare e marzhit është një formë mbrojtjeje për ju dhe ndërmjetësin tuaj.

» Gati për të tregtuar aksione? Mësoni më shumë rreth tregtimit të CFD-ve të aksioneve me Fortrade.