CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. Shumica e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të konsideroni nëse e kuptoni se si funksionojnë CFD-të dhe nëse mund të përballoni rrezikun e lartë të humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Licenca FCA

Ne jemi kompani e autorizuar financiare dhe e rregulluar nga FCA-ja.

Agjencia për monitorimin e shërbimeve financiare (FCA) është përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve financiare në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve dhe ekonomisë në përgjithësi. Qëllimi i FCA-së është që të sigurojë që firmat e rregulluara të veprojnë në interesin më të mirë të përdoruesve dhe t’ju ofrojnë produkte dhe shërbime adekuate.

 

Për të arritur këtë, FCA ka tre qëllime, të përcaktuara në Ligjin mbi shërbimet financiare (2012):
1. Mbrojtjen e përdoruesit – të sigurohet niveli adekuat i mbrojtjes.
2. Mbrojtjen e tregjeve financiare – të mbrohet dhe përmirësohet integriteti i sistemit financiar britanik.
3. Promovimin e konkurrencës – të promovohet konkurrenca efektive në interes të përdoruesve.

 

Fortrade është e autorizuar dhe rregulluar nga FCA (Numri i referencës së kompanisë (FRN): 609970) prandaj është përkushtuar në mbarëvajtjen e standardeve më të larta të mbështetjes së klientit. Gjithashtu jemi zotuar për respektimin e rregullave të sjelljes dhe trajtimin e drejtë të përdoruesve që kërkon FCA.

 

Mjedis 100% i sigurtë i tregtisë

Të gjitha transaksionet tuaja – pagesat, urdhërat – kryhen përmes lidhjes së koduar SSL e cila pamundëson aksesin e paautorizuar dhe kompromentimin. Përveç kësaj, serverat që ne përdorim gjenden në lokacionet cilësore të llojit I dhe II, SSAE 16/SAS 70, ndërsa faqja jonë e internetit dhe domeni shpeshherë kontrollohen për aktivitete ilegale, të tilla si vjedhja e identitetit, falsifikimi, mashtrimi me çeqe ose karta krediti, që do të thotë se ju tërësisht mund të tregtoni fare pa u shqetësuar dhe në qetësi.

 

Siguria e fondeve

Rregullat e FCA-së (CASS) mbi fondet e klientit sigurojnë mbrojtjen e fondeve të klientit. Paratë e klientit janë të ndara qartë nga paratë tona dhe ruhen në llogaritë e ndara bankare të klientit. Kjo është një siguri e cila ofrohet në rast të shkuarjes së Fortrade-it në falimentim për çka gjasat janë shumë të ulëta, me ç’rast fondet të cilat ruhen në ato llogari do t’ju kthehen klientëve, të zvogëluara për shpenzimet administrative, në vend se të trajtohen si mjete për mbulimin e kërkesës së kreditorëve të Fortrade-it.
Fortrade bën llogaritjen e parave të klientit në bazë të kërkesave të FCA-së, sipas CASS 7 në baza ditore. Ky proces siguron që mjetet të cilat ruhen në llogaritë e ndara bankare të paraqesin saktësisht asetet e një investitori të vogël.

 

Plani i kompensimit të shërbimeve financiare

Në rast të shkuarjes së Fortrade-it në falimentim për çka gjasat janë shumë të ulëta ose në rast të ndërprerjes së tregtisë, mund të përfitoni nga mbrojtja të cilën ofron plani i kompensimit të shërbimeve financiare (FSCS).

FSCS është në funksion nga dhjetori i viti 2001, kur ka hyrë në fuqi Ligji mbi shërbimet financiare dhe tregjet 2000 që vepron si mbrojtje për klientët e kompanive të autorizuara nga FCA.

Niveli maksimal i kompensimit të kërkesave të investitorëve nga kompanitë e regjistruara zakonisht është 85 000 £ për person, për kompani. FSCS në përgjithësi është në dispozicion si për individët privatë ashtu edhe për disa kompani më të vogla.

Informacionet shtesë mbi FSCS-në mund të gjenden në faqën e internetit të FSCS-së ose duke telefonuar shërbimin për ndihmë në numrat +44 (0) 20 7741 4100 ose 0800 678 1100.