- R -
Rally
Rritje e barabartë e çmimit të letrës me vlerë ose instrumentit financiar. Zakonisht i referohet rimëkëmbjes pas periudhës së rënies.
Range (Gama)
Diferenca ndërmjet çmimit më të lartë dhe më të ulët të një letre me vlerë apo instrumenti financiar gjatë kohës së caktuar të tregtimit.
Rate of Exchange (Kursi i këmbimit)
Vlera e një monedhe me qëllim të konvertimit të saj në një njësi të monedhës tjetër. Për shembull, kursi i këmbimit të euros (EUR) kundrejt dollarit amerikan (USD).
RBA
Reserve Bank of Australia (Banka australiane e rezervave), Banka Qëndrore e Australisë.
RBNZ
Reserve Bank of New Zealand (Banka e rezervave të Zelandës së Re), Banka Qëndrore e Zelandës së Re.
Realised Gain (Fitimi i realizuar)
Shuma e parave të fituara nga likuidimi i pozicionit.
Realised Loss (Humbja e realizuar)
Shuma e parave të humbura për shkak të likuidimit të pozicionit.
Resistance Level (Niveli i rezistencës)
“Niveli më i lartë” i çmimit mbi të cilin është e vështirë të pritet që tregu, letra me vlerë apo instrumenti financiar do të rritet. E kundërta e nivelit të mbështetjes.
Revaluation (Revalvimi)
Ndryshimi zyrtar i çmimit të letrës me vlerë ose instrumentit financiar, veçanërisht në raport me monedhën (me ç’rast simbolizon rritjen e vlerës së kursit të këmbimit). E kundërta e devalvimit.
Rollover Date (Data e transferimit)
Një datë specifike e paracaktuar për transferimin e një marrëveshjeje tregtare, ndërsa pas asaj automatikisht rinovohet nga një broker ose firmë brokerimi.
RUB
Simboli zyrtar për rublën ruse.