CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja. Lexoni Paralajmërimin e plotë të rrezikut.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

EUR/USD

Kursi i këmbimit të euros (EUR) kundrejt dollarit amerikan (USD).

Lloji i produktit: Valuta Tregu: Global
Orët e tregtisë: 24 orë, e hënë-e premte
Kushtet e tregtimit të plotë >>

Përshkrimi:

EUR/USD është çifti më i tregtuar valutor në tregun e këmbimit valutor, me një vëllim tregtar mesatar prej gati 600 miliardë dollarësh, që është e barabartë me 37% të aktivitetit total në treg. Popullariteti i lartë i tij dhe likuiditeti i lartë i vazhdueshëm i atribuohen faktit që janë valutat kryesore dhe nominale, euro dhe dollari amerikan, janë valutat më të tregtuara në botë. Përveç faktit se është valuta e vetme në 19 shtetet anëtare të BE-së, euroja është bërë konkurrenti më i afërt i dollarit amerikan gjatë një periudhe relativisht të shkurtër kohore. Sa i përket dollarit amerikan, fuqia ekonomike e SHBA-së dhe pavarësia ndërkombëtare e bllokut të saj tregtar janë të padiskutueshme. Pothuajse 90% e të gjitha transaksioneve në tregun e këmbimit valutor dhe më shumë se dy të tretat e rezervave të tregut të këmbimit valutor janë nominuar në dollarë amerikanë. Në tërësi, superioriteti i çiftit valutor EUR/USD është i fortë dhe me siguri se ashtu do të mbet në të ardhmen.
Feed name
DITORE E ULËT
DITORE E LARTË
Tregtoni me
EURUSD Ndjenja për tregun
EURUSD Chart

Fakte interesante:

  • Dollari amerikan është valuta më e tregtuar në botë, me euron i cili është shumë afër pas tij.
  • Edhe ekonomitë amerikane si dhe ato evropiane kanë mbulesë të mediave të shumta, gjë që e bën të lehtë kuptimin dhe përcjelljen e ngjarjeve kryesore dhe treguesve ekonomik, të cilët ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet euros dhe dollarit amerikan.
  • Bankat ndërkombëtare, agjencitë e brokerimit dhe kompanitë kryesore të sigurimeve janë blerësit dhe shitësit kryesorë të çiftit valutor EUR/USD. Për këtë arsye është shumë likuid dhe me atë tregtohet shumë gjatë gjithë ditës, në mbarë botën.
  • EUR/USD po ashtu siguron një nivel relativisht të lartë të paqëndrueshmërisë, gjë e cila jep një potencial më të madh për fitime për një periudhë më të vogël kohore.
  • Shumë kompani botërore multimilionëshe janë duke bërë biznes në SHBA dhe në BE dhe për këtë arsye kanë nevojë të vazhdueshme për ta reduktuar rrezikun e aseteve të tyre, në mënyrë që të mbrohen nga ndryshimet e pritura apo të papritura në tregje. Kjo gjë edhe më shumë i kontribuon popullaritetit afatgjatë të EUR/USD-së.
Regjistrohuni falas tani
Krijo llogari demo, praktikohuni pa risk me paratë virtuale.