- G -
GBP
Simboli zyrtar për paundin britanik.
GDP (PBB)
Akronimi për Gross domestic product (Produkti i Brendshëm Bruto), një nga treguesit kryesor i cili përdoret për vlerësimin e gjendjes ekonomike të një shteti.
Germany 40
Indeksi i bursës i 40 firmave të zgjedhura gjermane me të cilat tregtohet në FWB. Gjithashtu quhet edhe GER40. Klikoni këtu për më shumë informacione rreth indeksit.
GMT
Greenwich mean time, zona më e përdorur në tregun Forex. Shpesh zëvendësohet me kohën e koordinuar botërore (UTC).
Gold Contract (Kontrata për ari)
Një nga lëndët e para me të cilat tregtohet në mënyrë më aktive në treg. Njësia standarde e tregtimit për një kontratë është 10 unca. Për më shumë informacione mbi këtë lëndë të parë, klikoni këtu.
Government Bond (Obligacioni shtetëror)
Letër debitore me vlerë e lëshuar nga autoritetet shtetërore, kryesisht me premtimin e pagesës së interesave të kohë pas kohshëm deri tek maturimi ose skadimi i afatit. Në të shumtën e rasteve, obligacioni shtetëror lëshohet në monedhën e shtetit në fjalë. Gjithashtu quhet edhe “obligacion i pavarur”.
Gross Earnings (Fitimi bruto)
Fitimi i tatimuar i individit, ndërmarrjes apo kompanisë para zbritjes së shpenzimeve (kredive dhe tatimeve).