- E -
Economic Indicator (Treguesi ekonomik)
Statistikat e publikuara nga qeveria (të tilla si Produkti i Brendshëm Bruto (GDP), Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI), Prodhimi industrial ose Norma e papunësisë), të cilat mundësojnë analizën e performancës ekonomike në tërësi.
Equally Weighted Index (Indeksi i ponderuar barabarësisht)
Indeksi i llogaritur nga ndryshimi mesatar në përqindje i çdo aksioni të listuar dhe të përfshirë në grup, pavarësisht nga kufijt e tij të tregut ose nga madhësia ekonomike (p.sh. shitjet dhe fitimet). Në këtë mënyrë, ai dallon nga indeksi i ponderuar me kufirin, ku aksionet janë të ponderuara në baza ditore sipas vlerës së tyre totale të tregut. Indeksët e zakonshëm të ponderuar të tillë si S&P 500, ofrojnë versione të barabarta të ponderimit si suplement për indeksët e ponderuar me kufirin.
Equity (Kapitali)
Shuma e parave në llogari e disponueshme për tregtim. Ekuivalente me ‘Fitimin dhe humbjen e hapur P&L’ + ‘Gjendjen në llogari’ të tregtarit.
EUR
Simboli zyrtar për monedhën zyrtare të Eurozonës.
EURO STOXX
Indeksi i bursës i cili përbet nga 50 firmat kryesore evropiane. Klikoni këtu për më shumë detaje.
European Central Bank (ECB) (Banka Qëndrore Evropiane)
Banka Qëndrore e monedhës unike evropiane, euros. Detyra kryesore e saj është ruajtja e fuqisë blerëse të euros dhe sigurimi i stabilitetit në Eurozonë.
European Trading Session (Koha evropiane e tregtisë)
Fillon në ora 7:00 GMT dhe zgjatë deri më 16:00-17:00 GMT. Është e njohur edhe si kohë londineze e tregtisë për Forex.
Execution (Ekzekutimi)
Ekzekutimi i urdhëresave për blerjen ose shitjen e letrave me vlerë ose instrumenteve financiare.
Exotic Currency Pairs (Çiftet ekzotike valutore)
Të njohura ndryshe si çifte të reja të valutave në treg. Çiftet ekzotike valutore karakterizohen si likuide të ulëta dhe ndërlidhen me një vëllim relativisht të vogël të tregtimit në krahasim me kryesoret. Disa shembuj të çifteve ekzotike valutore përfshijnë: USD/TRY (dollari amerikan kundrejt lirës turke), USD/MXN (dollari amerikan kundrejt monedhës meksikane) dhe EUR/ZAR (euro kundrejt monedhës jugafrikane). Për më shumë informacione rreth çifteve ekzotike valutore me të cilat mund të tregtoni në Fortrade, klikoni këtu.
Expiration Time (Skadimi i kohës)
Koha kur skadon opsioni ose fjuçersi.
Expiry Date (Data e skadencës)
Data kur letra me vlerë apo instrumenti financiar skadon ose llogaritet. Gjithashtu quhet edhe “data e maturimit”.
Exponential Moving Average (EMA) (Mesatarja eksponenciale e lëvizshme)
Një lloj i mesatares së lëvizshme e cila i kushton më shumë rëndësi ndryshimeve të fundit të çmimeve, gjegjësisht reagon shumë më shpejtë sesa mesatarja e zakonshme.