- M -
Major Currency Pairs (Çiftet kryesore të valutave)
Në bursën devizore, shtatë çiftet më të zakonshme të valutave janë EUR/USD (euro-dollari amerikan), USD/JPY (dollari amerikan-jeni japonez), GBP/USD (paundi britanik-dollari amerikan), USD/CHF (dollari amerikan-frangu zvicëran), AUD/USD (dollari australian-dollari amerikan) dhe NZD/USD (dollari i Zelandës së Re-dollari amerikan). Të gjitha çiftet valutore kanë dollarin amerikan si monedhë kryesore (=numërues) ose monedhë nominale (=emërues). Prej tyre, EUR/USD është çifti valutor më i popullarizuar në botë, i cili përfaqëson pothuajse një të tretën e tërë tregut FX. Për informacione më të hollësishme mbi çiftet valutore me të cilat mund të tregtoni në Fortrade, klikoni këtu.
Margin (Margjina)
Në rastin e tregjeve financiare, margjina i referohet pengut të kërkuar të cilin investitori duhet ta paguajë për të mbajtur pozicionin tregtar në letra me vlerë ose instrumente financiare.
Margin Call (Thirrja margjinale)
Kërkesë drejtuar tregtarit që të paguajë mjete shtesë për të shmangur ndalimin e daljes. Thirrja margjinale (nganjëherë e njohur si “thirrje për mirëmbajtje”) paraqitet në rast kur pozita bie nën kushtet e margjinës fillestare të tregtarit. Nëse ajo nuk mund të realizohet, brokeri do ta shesë letrën me vlerë dhe/ose automatikisht do ta mbyllë tregtinë për të mbuluar kushtet e margjinës.
Kur kapitali aksionar (ekuiteti) bie nën shumën e marzhit të kërkuar (pra, kur nivelin e marzhit e keni më pak se 100%) llogaria do t’ju bëhet e nën-marzhinuar. Kjo ndodh sepse do të keni më pak fonde nën kapitalin aksonar (vlera e tregut e llogarisë suaj) sesa marzhi i kërkuar.
Market Capitalization (Kapitalizimi i tregut)
Vlera totale e tregut të aksioneve të emëtuara nga shoqëritë aksionere (e llogaritur nga shumëzimi i çmimit të tregut me numrin e aksioneve).
Market Maker (Bërësi i tregut)
Firmë investimesh ose broker i cili ruan çmimet e shitjes dhe blerjes në një letër me vlerë apo instrument financiar duke pritur vazhdimisht në gjendje gatishmërie që letrën në fjalë ta shesë sipas çmimit të deklaruar publikisht.
Market Order (Urdhëri i tregut)
Një urdhër për blerje ose shitje sipas çmimit aktual në treg.
Market Risk (Risku i tregut)
Mundësia që vlera e letrës me vlerë apo instrumentit financiar të pësojë humbje për shkak të efekteve të faktorëve, të tilla si lëvizjet e pafavorshme të çmimeve, ndryshimet makroekonomike kombëtare ose globale. Gjithashtu quhet edhe “risk sistematik”.
Maximum Trading Amount (Shuma maksimale e tregtimit)
Shuma maksimale e mjeteve që mund të sigurohen për një pozicion të gjatë apo të shkurtër, varësisht nga kërkesat e tregtimit të letrës së caktuar me vlerë ose instrumentit financiar me të cilat tregtari dëshiron të bëjë tregti.
Minimum Trading Amount (Shuma minimale e tregtimit)
Shuma minimale e mjeteve që mund të sigurohen për një pozicion të gjatë apo të shkurtër, varësisht nga kërkesat e tregtimit të letrës së caktuar me vlerë ose instrumentit financiar. Gjithashtu mund të ndryshojë varësisht nga gjendja specifike e kontos së tregtarit.
Minor currency pairs (Çiftet minore valutore)
Çiftet valutore të cilat janë më pakë likuide në krahasim me kryesoret. Shumica e çifteve minore përfshijnë një nga tre valutat kryesore pa dollarin amerikan (euro, paundi dhe jeni). Disa shembuj të çifteve minore valutore janë: EUR/CHF (euro kundrejt frangut zvicëran), EUR/NZD (euro kundrejt dollarit të Zelandës së Re), GBP/AUD (paundi kundrejt dollarit australian), GBP/JPY (paundi kundrejt jenit japonez) dhe CAD/JPY (dollari kanadez kundrejt jenit japonez). Për më shumë informacione mbi çiftet specifike valutore me të cilat mund të tregtoni në Fortrade, klikoni këtu.
Mobile Trading Platform (Platforma mobile tregtare)
Një aplikacion mobil i cili mund të shkarkohet përmes së cilit tregtarët mund të kenë akses në tregjet financiare, të hapin, editojnë ose të mbyllin pozicionet tregtare dhe të marrin përditësime të kurseve drejtpërdrejt, grafikë ose tregues të tjerë teknikë.
Moving average (MA) (Mesatarja e lëvizshme)
Treguesi i cili shpesh përdoret në analizat teknike për të identifikuar dhe demonstruar vlerat mesatare të çmimit të letrës me vlerë ose instrumentit financiar gjatë një periudhe të caktuar kohore. MA përdoret për të lehtësuar prezantimin e të dhënave mbi çmim dhe për të ndihmuar verifikimin e trendit dhe drejtimit të çmimit. Gjithashtu është e njohur si mesatare e thjeshtë e lëvizshme ose SMA. Ekzistojnë tre lloje kryesore të mesatareve të lëvizshme të cilat përdoren në fushën e tregtisë në Forex: e thjeshtë, e ponderuar dhe eksponenciale.
MXN
Simboli zyrtar për pezosin meksikan.