- N -
NASDAQ
Akronimi për National Association of Securities Dealers Automated Quotations. Kjo është bursa e dytë më e madhe në SHBA dhe në botë.
NASDAQ-100
Indeksi i bursës i cili përbëhet nga 100 firmat më të mëdha jofinanciare të listuara në bursën e NASDAQ. Gjithashtu quhet edhe USA100. Simboli i bursës është NDX. Klikoni këtu për më shumë informacione mbi indeksin.
Net Earnings (Fitimi neto)
Fitimi i tatimuar i individit, ndërmarrjes ose firmës pas zbritjes së shpenzimeve (kredisë dhe tatimeve). Formula për llogaritje të fitimit neto është: Fitimi total – shpenzimet totale = Fitimi neto.
Net Position (Pozicioni neto)
Diferenca ndërmjet pozitave të gjata (blerëse) dhe të shkurtëra (shitëse) të tregtarit në çdo kohë. Për shembull, nëse ai/ajo ka 4 pozita të gjata dhe 2 pozita të shkurtëra, pozita e tij/saj neto do të jetë: 4 – 2 = 2.
Nikkei
Indeksi i bursës i cili përbëhet nga 225 firmat më të mira (sipas kapitalizimit të tregut) me të cilat tregtohet në bursën e Tokios. Gjithashtu quhet edhe Nikkei Stock Average, Nikkei 225 ose JPN 225. Klikoni këtu për më shumë informacione mbi indeksin.
NOK
Simboli zyrtar për monedhën norvegjeze.
North American Trading Session (Koha tregtare e Amerikës së Veriut)
Fillon nga 12:00-13:00 GMT dhe zgjatë deri më 21:00-22:00 GMT. Gjithashtu është e njohur edhe si kohë tregtare e Njujorkut.
NYSE
Akronimi për New York Stock Exchange (Bursa e Njujorkut).
NZD
Simboli zyrtar për dollarin e Zelandës së Re.